Maqedonci: Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në veri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në një intervistë për mediumin kroat, Večernji List tha se ndikimi rus në veri është rritur pas agresionit rus në Ukrainë. Deklaratën ai e bazoi në “informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në strukturat ilegale.” “Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në strukturat ilegale në veri të…

Lajme

31/03/2025 19:55

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha në një intervistë për mediumin kroat, Večernji List tha se ndikimi rus në veri është rritur pas agresionit rus në Ukrainë.

Deklaratën ai e bazoi në “informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në strukturat ilegale.”

“Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në strukturat ilegale në veri të Kosovës. Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ndikimi është rritur përmes bashkëpunimit me Serbinë”, tha ai.