Maqedonci flet për takimin trepalësh të gjeneralëve Kosovë – Shqipëri – Kroaci

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shkruar për takimin trepalësh mes gjeneralëv e të ushtrive nga Kosova, Shqipëria e Kroacia. Sipas tij, ky takim trepalësh përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. “Bashkëpunimi trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci po konkretizohet edhe përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të drejtpërdrejtë…

Lajme

11/02/2026 15:06

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shkruar për takimin trepalësh mes gjeneralëv e të ushtrive nga Kosova, Shqipëria e Kroacia.

Sipas tij, ky takim trepalësh përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Bashkëpunimi trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci po konkretizohet edhe përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të forcave ushtarake, me fokus në rritjen e ndërveprueshmërisë, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake dhe avancimin e bashkëpunimit në përputhje me standardet euroatlantike. Takimi trilateral ndërmjet Gjeneral-Lejtënant Bashkim Jasharit, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-Lejtënant Arben Kingjit, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, dhe Gjeneral Tihomir Kundid, Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë, përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, shkroi Maqedonci.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes thotë se deklarata e përbashkët e mbrojtjes e nënshkruar në nivel ministrash me 18 mars 2025 po përkthehet me angazhime konkrete si në aspektin e politikave të mbrojtjes ashtu edhe në bashkëpunimin ushtarak.