Maqedonci e thotë se FSK-ja shkoi tek liqeni i Ujmanit në bashkëpunim me KFOR-in

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se njësitë e specializuara të zhytjes dhe kërkim-shpëtimit nga FSK-ja i janë bashkuar sot kërkimit për trupin e mërgimtarit në liqenin e Ujmanit. Maqedonci deklaroi se FSK-ja në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile, në këtë aspekt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës…

Lajme

29/07/2025 09:18

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se njësitë e specializuara të zhytjes dhe kërkim-shpëtimit nga FSK-ja i janë bashkuar sot kërkimit për trupin e mërgimtarit në liqenin e Ujmanit.

Maqedonci deklaroi se FSK-ja në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile, në këtë aspekt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in kanë filluar operacionin e kërkimit, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut.

Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes./Lajmi.net/