Maqedonci dhe Hoxhaj nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), Emin Hoxhaj, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut. Sipas ministrisë, kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin institucional në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe të avancojë kapacitetet në fushën…

Lajme

21/07/2026 16:10

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), Emin Hoxhaj, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut.

Sipas ministrisë, kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin institucional në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe të avancojë kapacitetet në fushën e sigurisë kombëtare.

“Përmes saj krijohet një kornizë e qëndrueshme bashkëpunimi për koordinim institucional, shkëmbim të praktikave profesionale, organizim të trajnimeve të përbashkëta, mbështetje teknike dhe profesionale, si dhe bashkërendim në trajtimin e çështjeve që lidhen me sigurinë e informacionit të klasifikuar”, thuhet në njoftim.