Maqedonci: 208 milionë euro për ushtrinë, sa më shumë buxhet aq më shumë fuqizim
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se nga buxheti i vitit 2025 për Ministrinë e Mbrojtjes janë ndarë 208 milionë euro. Ai është shprehur se me rritjen e buxhetit do të rritet dhe investimi në resurse humane dhe armatim ku me këtë rast do të fuqizohet Ushtria e Kosovës. “Rritja e dukshme…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se nga buxheti i vitit 2025 për Ministrinë e Mbrojtjes janë ndarë 208 milionë euro.
Ai është shprehur se me rritjen e buxhetit do të rritet dhe investimi në resurse humane dhe armatim ku me këtë rast do të fuqizohet Ushtria e Kosovës.
“Rritja e dukshme e buxhetit dhe investimi në resurse humane, përgatitje të personelit ushtarakë dhe ngritje të kapaciteteve operacionale përmes investimit në armatime, është tregues i qartë që ky sektor ka vëmendjen e duhur dhe do të fuqizohet në vazhdimësi, jo vetëm për të mbrojtur shtetin por dhe për të kontribuar në çdo operacion ndërkombëtar me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe paqes.” është shprehur Maqedonci
Tutje ai ka shtuar se sa më shumë investime përkthehet në siguri për qytetarët dhe Republikën e Kosovës.
“Më shumë investime në ushtri, do të thotë siguri për qytetarët tanë dhe për Republikën.” ka thënë Maqedonci./Lajmi.net/