Manxhuka i VV-së tenton të zbus situatën: Shpenzimet për vizitën e Kurtit në Greqi mbulohen nga simpoziumi që e ka ftuar

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas raportimeve lidhur me shpenzimet e Albin Kurtit në Greqi. Manxhuka ka thënë se shpenzimet i mbulon simpoziumi organizator. Kurti mungoi në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës për të marr pjesë në një simpozium në Greqi. Përkundë që Kosova është në një ngërç serioz politikë, Kurti…

Lajme

18/07/2025 12:43

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas raportimeve lidhur me shpenzimet e Albin Kurtit në Greqi.

Manxhuka ka thënë se shpenzimet i mbulon simpoziumi organizator.

Kurti mungoi në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës për të marr pjesë në një simpozium në Greqi. Përkundë që Kosova është në një ngërç serioz politikë, Kurti vendosi të relaksohet pak në Greqi.

Postimi:

Shumë e kalkulimi u bë për dy ditë me radhë. Kaq po kushton nata e kaq dita, kaq po dëmtohet buxheti i shtetit e kaq po shpenzon Kurti.

E kemi thënë edhe herave tjera Simpoziumi ku Kryeministri Kurti merr pjesë për të disatën herë me radhë, mbulon të gjitha shpenzimet për mysafirët e ftuar.