Mangani ende prezent tek liqeni i Badocit, qytetarët akoma s’mund ta përdorin ujin për pije

Si shkak i manganit që është paraqitur në ujin e liqenit të Badocit, përdorimi i këtij uji për pije vazhdon të jetë i ndaluar. Njësoj edhe sot. Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se pavarësisht se vlera e pranisë së manganit ka rënë, uji ende s’mund të përdoret për pije, transmeotn lajmi.net. Sipas…

Lajme

04/11/2024 10:19

Si shkak i manganit që është paraqitur në ujin e liqenit të Badocit, përdorimi i këtij uji për pije vazhdon të jetë i ndaluar.

Njësoj edhe sot.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se pavarësisht se vlera e pranisë së manganit ka rënë, uji ende s’mund të përdoret për pije, transmeotn lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së uji do të vazhdohet të monitorohet si dhe qytetraët do të informohen në lidhje me situatën.

NJoftimi i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit.

Rezultatet nga analizat e ditës e diele (03. 11. 2024) tregojnë se vlerat e manganit sillen: Më e ulëta 0.151 mg/l (Lagja Qëndresa) deri te më e larta: 0.467 mg/L (Rr. Hyzri Talla -Kodra e Diellit).

Bazuar në të dhënat si më lart, uji në tërë zonën e furnzimit nga Liqeni i Badovcit (PR 03) ende nuk mund të përdoret për pije.

IKSHPK në bashkëpunim me Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” do të vazhdojnë monitorimin e rregullt të ujit dhe popullata do të mbahet e informuar.

Bashëlidhur harta e zonës PR 03 që furnizohetme ujë nga Liqeni i Badovcit./Lajmi.net/