Mane: Shumica e senegalezëve duan që unë të largohem nga Liverpooli, unë do të bëj atë që ata duan

Sadio Mane ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Sport

03/06/2022 23:14

Mane ka kontratë me Liverpool deri në vitin tjetër, por largimi i tij pritet të ndodhë këtë verë.

Pas finales së Ligës së Kampionëve, ai dha një mesazh për klubin dhe tifozët duke iu uruar çdo të mirë, por zyrtarizimi për largimin e tij ende nuk ka ndodhur.

Mane këtë periudhë është i grumbulluar me kombëtaren e tij.

Në një intervistë, ai tha se shumica e senegalezëve duan që ai të largohet nga ‘Reds’ dhe tha se do ta bëjë atë që ata kërkojnë.

“Shumica e senegalezëve duan që unë të largohem nga Liverpooli, unë do të bëj atë që ata duan”, ishin fjalët e Mane, përcjell lajmi.net.

Senegalezi është i lidhur me një transferim drejt gjigantit gjerman, Bayern Munich./Lajmi.net/