Mane: Sapo agjenti më foli për interesimin e Bayern, isha i entuziazmuar

Sport

22/06/2022 11:55

Senegalezi Sadio Mane ka dhënë një intervistë për Christian Falk të ‘Bild’.

Mane ka folur për lëvizjen e tij drejt Bayern Munich dhe kohën kur e kuptoi se bavarezët po interesoheshin për të.

Anësori ka bërë të ditur se nga momenti i parë ishte i vendosur që të kalonte në ‘Allianz Arena’.

“Kur agjenti im më tregoi për interesimin e Bayern, unë isha i entuziazmuar. Unë pash veten atje menjëherë. Për mua, ishte klubi i duhur në kohën e duhur”, ka thënë Mane, transmeton lajmi.net.

“Është një nga klubet më të mëdha në botë dhe një skuadër që gjithmonë lufton për të gjitha trofetë. Për mua është ide e mirë dhe vendim i duhur ardhja këtu”, shtoi senegalezi.

Ndërkohë, Bayern Munich akoma nuk ka zyrtarizuar transferimin e Sadio Mane. /Lajmi.net/