Mane pasi shënoi ndaj Benficas: Fitorja e Liverpool më e rëndësishme sesa goli im
Sadio Mane ka dhënë disa komente pas paraqitjes së mirë që pati në përballjen kundër Benficas.
Sport
Skuadra e Liverpool fitoi 1:3 në udhëtim kundër Benfica, në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League.
Në mesin e realizatorëve ishte edhe Sadio Mane, i cili megjithatë është më i lumtur me fitoren sesa me faktin që gjeti golin.
“Siç them gjithmonë, skuadra po fiton – kjo është gjëja më e rëndësishme (sesa që kam shënuar)”, ka thënë Mane, transmeton lajmi.net.
“Shënova gol sot; jam i lumtur, por më e rëndësishme është që fituam. Po presim për ndeshjen e ardhshme për të kryer punë në shtëpi”, shtoi senegalezi.
Përveç Mane, golin e gjeti edhe Konate e Diaz. Për Benfican shënoi Nunez. /Lajmi.net/