Mane nënshkruan letrat për kalimin te Bayern – nesër testet mjekësore
Sadio Mane te Bayern Munich është punë e kryer.
Sport
Sulmuesi senegalez, Sadio Mane do të largohet nga Liverpool për të nisur një aventurë të re në Bundesliga.
Lojtari, siç raporton Fabrizio Romano, ka nënshkruar tashmë letrat për kalimin te Bayerni, përcjell lajmi.net.
Nesër lojtari do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore, para se të prezantohet në ‘Allianz Arena’ të mërkurën.
Kontrata e Mane me Bayern Munich do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025. /Lajmi.net/