Mane bëhet golashënuesi më i mirë i Sengalit

Sadio Mane është bërë golashënuesi më i mirë i kombëtares senegaleze.

Sport

05/06/2022 08:41

Në ndeshjen e mbrëmshme në kuadër të kualifikueses për Kupën e Kombeve të Afrikës, Mane shënoi tri gola ndaj Benin.

Hat-triku i senegalezit kundër Beninit e ka bërë atë të kaloj Henri Camara, kështu duke u bërë golashënuesi më i mirë i kombëtares me 32 gola.

Mane gjeti golin në tri raste, dy nga penalltia, ndërsa një nga loja e hapur.

Ky ishte hat-triku i parë ndërkombëtar i anësorit të Liverpool, Mane që nga debutimi i tij në 2012 me kombëtare./Lajmi.net/