Mandzukic, transferimi i radhës i Dortmundit

Borussia Dortmund thuhet se po kërkon sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic për sezonin e ardhshëm.

Sport

24/05/2019 11:37

Sipas ‘Bild’, shefat e Dortmundit, Matthias Sammer, Michael Zorc dhe Hans-Joachim Watzke janë të gjithë të interesuar për përvojën e Mandzukicit, edhe pse trajneri Lucien Favre ende nuk duket se është bindur.

‘Calciomercato’ shton se 33 vjeçari mund të largohet nga Juventus këtë verë pas daljes së Massimiliano Allegrit, pavarësisht se vetëm në kohët e fundit ka nënshkruar kontratë të re, përcjell ‘lajmi.net’.

Kroati ka luajtur vetëm 33 ndeshje në sezonin 2018-2019, duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar shtatë herë.

Para se të vishte fanellën e Juventusit, Mandzukic ka qenë pjesë e futbollit gjerman, duke luajtur te Wolfsburg dhe Bayern Munich./Lajmi.net/