Mandiq kundër që Mali i Zi votoi “pro” Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në KiE: Shkelje e marrëveshjes qeveritare
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka dal me një reagim kundër votës “pro” që iu dha Kosovës për përfshirjen e aplikimit në agjendën e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës. Mandiq në reagimin e tij tha se kjo është shkelje e marrëveshjes së koalicionit qeverisës, shkruan lajmi.net. Udhëheqësi i partisë…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka dal me një reagim kundër votës “pro” që iu dha Kosovës për përfshirjen e aplikimit në agjendën e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës.
Mandiq në reagimin e tij tha se kjo është shkelje e marrëveshjes së koalicionit qeverisës, shkruan lajmi.net.
Udhëheqësi i partisë “Demokracia e re Serbe” shtoi se mbështetja për Kosovën përbën një devijim nga objektivat e dakorduara në politikën e jashtme të shtetit, të cilat janë përqendruar në integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Ми са коалиционим партнерима имамо јасан договор о функционисању извршне власти: заједнички радимо на реализацији спољнополитичког приоритета – учлањењу Црне Горе у ЕУ и због тога стављамо мораторијум на питања о којима не постоји сагласност унутар парламентарне већине.
Влада… pic.twitter.com/2yvjYNl29o
— Андрија Мандић (@AndrijaMandicDF) May 15, 2025
Reagimi i Mandiq mori një kundërpërgjigje nga ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq që tha se Mali i Zi e ka njohur Kosovës si shtet i pavarur.
Crna Gora je priznala Kosovo i ima s njim diplomatske odnose na nivou ambasadora. Kosovo je prijateljska zemlja. Glasanje za članstvo Kosova u SE je ispravna odluka – logična, normalna i korisna – i za tu zemlju, i za cijeli region.
Četnički vojvoda i partije koje kontroliše su… https://t.co/aYO6Y9BNku
— Miodrag Vlahovic🇲🇪 (@Mico_Vlahovic) May 15, 2025
Kryediplomati malazez, Ervin Ibrahimoviq një ditë më parë kishte trguar se ka votuar “pro” Kosovës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të KiE-së. /Lajmi.net/