Mandatimi i Konjufcës nga Presidentja, Hasani: Ai ishte abuzim klasik me pushtetin

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka kritikuar sjelljen e presidentes Vjosa Osmani në raport me zhvillimet e fundit. Ai ka vlerësuar se e para e shtetit ka gabuar kur e ka mandatuar Glauk Konjufcën për mandatar të dytë. Në një intervistë për Kanal 10, ai ka thënë se veprimi i saj për të…

Lajme

27/11/2025 08:40

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka kritikuar sjelljen e presidentes Vjosa Osmani në raport me zhvillimet e fundit.

Ai ka vlerësuar se e para e shtetit ka gabuar kur e ka mandatuar Glauk Konjufcën për mandatar të dytë.

Në një intervistë për Kanal 10, ai ka thënë se veprimi i saj për të ia dhënë edhe për herë të dytë VV-së ka qenë ‘abuzim klasik me pushtetin’.

“Ai është abuzim klasik me pushtetin, sepse nëse ty të thonë 60 përfaqësues, forcat politike që kanë shku te presidentja dhe që kanë thanë ‘ne nuk e marrim’, atëherë çka mbetet?” u shpreh Hasani në “Adresa” me Arben Ahmetin.

Sipas baza e sistemit politik të Kosovës janë marrëveshjet.

Ai ka bërë me dije se sistemi proporcional e imponon marrëveshjen në krijimin e institucioneve të reja.

“Fjala është për sistem parlamentar me sistem proporcional, i cili asnjëherë pa marrëveshje politike nuk mundet me u formu”, është shprehur ai.