Mandati i EULEX-it do të vazhdojë

Mandati i Misionit të EULEX-it në Kosovë do të vazhdojë. Kështu ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se kjo është kërkesë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme

07/06/2016 19:49

Ai ka thënë se ende ka lëndë të pa përfunduara nga EULEX. Sipas tij, është në interes të Kosovës që kompetencat e këtij misioni të kalojnë te vendorët, për çka edhe po diskutohet, megjithatë EULEX do të vazhdojë mandatin edhe për një kohë.