Mancini refuzon stolin e Manchester Unitedit

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini ka mohuar raportimet që do të bëhet trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit.

Sport

08/12/2021 13:43

Ish trajneri i Man Cityt thuhet se është në listën e shkurtër të “Djajve të Kuq”, për të qenë pasuesi afatgjatë i Ole Gunnar Solskjaer, transmeton lajmi.net.

Ralf Rangnick u punësua nga Man United si trajner i përkohshëm, me klubin anglez që vazhdon të kërkojë pasuesin e teknikut norvegjez.

I pyetur nga “Gazzetta dello Sport”, nëse ka marrëveshje për rikthimin në Premierligë, Mancini mohoi të gjitha spekulimet.

“Janë të gjitha gënjeshtra. Qëllimi im i vetëm është Kupa e Botës dhe të jemi në gjendje ta fitojmë atë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Man United sonte (e mërkurë) do përballet me Young Boys./Lajmi.net/