Mancini: Objektivi i Italisë është të rigjejmë mentalitetin e Euro 2020

Roberto Mancini po has në vështirësi që pas Euro 2020.

Sport

14/06/2022 20:04

Kombëtarja e Italisë arriti të fitonte Kampionatin Evropian, por mbeti pa kualifikuar në Kupën e Botës 2022.

Edhe në Ligën e Kombeve, ndonëse aktualisht e para në grup, nuk ka bërë paraqitjet me të mira. Trajneri Roberto Mancini së fundmi u shpreh se synimi i tij është të rigjejë mentalitetin e skuadrës që përcolli në Euro 2020.

“Mendoj se objektivi ynë duhet të jetë që të krijojmë një skuadër që luan mirë, të rikuperojmë mentalitetin e skuadrës që fitoi Euro”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta lojtarët kanë karakteristika tjera, kështu që duhet të jemi më vertikal në pasime, por mentaliteti sulmues dhe presingu duhet të kthehen”, ka shtuar italiani.

Italia do të përballet sonte me Gjermaninë, në kuadër të Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/