Mancini: Italia luan për triumf në Kampionatin Evropian

Mancini ka shfaqur edhe një herë optimizmin e tij lidhur me Kampionatin Evropian.

Sport

18/04/2020 23:23

I planifikuar të mbahet në vitin 2020, Kampionati Evropian është shtyrë për vitin 2021, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Kjo i ka dhënë kohë Italisë që të kthejë disa lojtarë që ishin të lënduar, por edhe që disa të tjerë të fitojnë eksperiencë në ndeshjet e radhës.

Me gjithë këto, si dhe pasur parasysh ecurinë e jashtëzakonshme të Italisë në kualifikuese, Roberto Mancini shprehet optimist për Euro, duke thënë se kombëtarja e tij luan për triumfin.

“Të kthejmë trofeun në Itali pas gjithë këtyre viteve do të ishte e madhe dhe ne kemi kualitetin për ta bërë këtë”, ka thënë Mancini, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi qenë të aftë të krijojmë një skuadër të fortë që dëshiron të përmirësohet dhe të luaj për të fituar titullin e parë të Evropës që nga viti 1968”, ka shtuar selektori italian.

Nicolo Zaniolo pritet të jetë rikuperimi më i madh për Italinë, për Kampionatin Evropian, pasi ky i fundi është shtyrë për vitin 2021. /Lajmi.net/