Manchester United tashmë është duke negociuar rinovimin e Garnacho

Manchester United dëshiron të blindojë yllin e skuadrës Alejandro Garnacho. Dy javë më parë nisën negociatat mes ‘Djajve të Kuq’ dhe Alejandro Garnacho për të rinovuar kontratën, pasi i skadon verën e ardhshme. Sipas ‘Diario AS’, Garnacho dhe drejtuesit e United janë afër të arrijnë marrëveshje, por lojtari kërkon më shumë minuta. Në dy ndeshjet…

Sport

04/11/2022 12:55

Manchester United dëshiron të blindojë yllin e skuadrës Alejandro Garnacho.

Dy javë më parë nisën negociatat mes ‘Djajve të Kuq’ dhe Alejandro Garnacho për të rinovuar kontratën, pasi i skadon verën e ardhshme.

Sipas ‘Diario AS’, Garnacho dhe drejtuesit e United janë afër të arrijnë marrëveshje, por lojtari kërkon më shumë minuta.

Në dy ndeshjet e fundit të Europa Ligës, Erik Ten Hag zgjodhi të luajë më të dhe ai është përgjigjur mrekullisht.

Aq sa, në ndeshjen kundër Real Sociedad, ai debutoi si golashënues me fanellën e United me një gol që u dha fitoren ‘Djajve’, pas një partneriteti të mirë me idhullin e tij, Cristiano Ronaldo./Lajmi.net/