Manchester United pritet ta rrisë ofertën për Frenkie De Jong

Sport

23/06/2022 14:03

Manchester United nuk dëshiron ta lëshojë nga dora mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong.

Lojtari e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga “Camp Nou” dhe është i gatshëm për t’i dëgjuar ofertat që vijnë në drejtim të tij, transmeton lajmi.net.

Barça nuk dëshiron të negociojë për ndonjë ofertë më të ulët sesa 70 milionë euro, çka i ka shtyer “Djajtë e Kuqë” për ta shqyrtuar ngritjen e ofertës.

Ditëve në vijim pritet të ketë një ofertë të përmasa stratosferike për holandezin. /Lajmi.net/