Manchester United pas dy sulmuesve të Serie A

Manchester United është në nevojë të madhe për një lojtar për fazën e sulmit.

Sport

13/10/2019 14:47

Man United duket se kanë kthyer sytë kah Serie A, për të gjetur shërbimet e një lojtari për fazën e sulmit.

Mario Mandzukic dhe Krzysztof Piatek thuhet të jenë dy emrat në listën e dëshirave të United, transmeton lajmi.net.

Lëvizjen për njërin nga dy lojtarët Man Utd thuhet se do të synojë ta bëjë qysh në muajin janar.

Milan mund ta lëshojë Piatek për shifrën e 40-50 milionë eurove dhe t’i jap Rafael Leaos pozitën e sulmuesit kryesorë në skuadër.

Mandzukic në anën tjetër ishte pranë largimit nga Juventus edhe në afatin e kaluar kalimtar dhe është në kërkim të një skuadre të re.

Mbetet të shihet nëse United do të arrijë marrëveshje me ndonjërin nga dy yjet e Serie A. /Lajmi.net/