Manchester City synon transferimin e Romelu Lukakut

Manchester City është duke provuar të transferojë sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Sport

17/01/2021 22:18

Belgu është në formë të frikshme te “Neurazzurët” duke shënuar 51 gola në vetëm 73 ndeshje, andaj ka vëmendjen e skuadrës së Pep Guardiolas, transmeton lajmi.net.

“Qytetarët” janë në dijeni që Sergio Aguero mund të largohet në verë, andaj e shohin Lukakun si pasuesi adekuat, meqenëse edhe e di vendin ngase më herët ishte pjesë e rivalit lokal, Manchester United.

Sipas Telegraph, City i ka dhënë Guardiolas rreth 200 milionë euro që të transferojë një mbrojtës të krahut të majtë, një mesfushor defensivë dhe një qendërsulmues.

Momentalisht City renditët në pozitën e dytë, dy pikë me pak se lideri United./Lajmi.net/