Manchester City nuk dorëzohet, i rrin mbrapa Arsenalit si ‘hije’

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi në xhiron e 26-të në Premier League, pasi mposhti me rezultat 2-0 kundërshtarët e Newcastle United. Në pjesën e parë, Phil Foden kaloi vendasit në epërsi. Gol ky që u shënua në minutën e 15’të, pas një depërtimi fantastik në zonën e 16-metërshit, shkruan…

Sport

04/03/2023 15:24

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi në xhiron e 26-të në Premier League, pasi mposhti me rezultat 2-0 kundërshtarët e Newcastle United.

Në pjesën e parë, Phil Foden kaloi vendasit në epërsi. Gol ky që u shënua në minutën e 15’të, pas një depërtimi fantastik në zonën e 16-metërshit, shkruan Lajmi.net

Edhe pse skuadra e Eddie Howe tentoi disa herë ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë, Bernardo Silva me golin e tij në minutën e 67’të, vulosi fatin e këtij takimi.

Me fitore, Manchester City shkon në kuotën e 58 pikëve, vetëm dy më pak se lideri, Arsenali (60), që ndeshjen e zhvillon nga ora 16:00 ndaj Bournemouth. Kurse Newcastle United mbetët me 41 pikë në pozitën e pestë./Lajmi.net/