Manchester City merr kreun, pasi mposht edhe Leedsin
Manchester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, në kuadër të xhiros 34 në Premier Ligë ndaj Leeds United.
Sport
Man City mposhti me rezultat të thellë 4:0 Leedsin, kështu rimerr kreun e tabelës.
Forma e mirë e ‘Citizens’ vazhdon edhe në këto ndeshjet e fundit që kanë mbetur në Premier Ligë.
Kështu me këto tri pikë të arkëtuara sot ata marrin përsëri kreun e tabelës dhe e lënë prapa Liverpool i cili vazhdon luftën për titull.
Ishte Rodri i cili shënoi në minutën e 13`, pas asistimit të Phil Foden, për t`ia dhuruar epërsinë Cityt.
Përkundër rasteve nga të dy ekipet, pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:0 për mysafirët.
Pjesa e dytë më e mirë ishte për ‘Citizens’, ata gjetën golin edhe në tri raste, shkruan lajmi.net.
Fillimisht ishte Ake i cili dyfishoi epërsinë në minutën e 54, pas asistimit nga Ruben Dias.
Ndërsa në minutën e 76 Jesus shënoi për 3:0, pas asistimit të dytë të Foden në këtë takim.
Ishte Fernandinho në minutat shtesë i cili shënoi për rezultatin final 4:0.
Me këtë fitore Man City merr kreun me 83 pikë, ndërsa Leeds gjenden në vendin e 17 me 34 pikë gjithsej./Lajmi.net/