Manchester City merr kreun e tabelës në Premier League

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim kundër Fulham me rezultatin 1 me 2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premier League. Tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të këtij takimi. Fillimisht shënoi Erling Haaland në minutën e 3’të nga pika e bardhë…

Sport

30/04/2023 17:03

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim kundër Fulham me rezultatin 1 me 2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Premier League.

Tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të këtij takimi. Fillimisht shënoi Erling Haaland në minutën e 3’të nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Lajmi.net

Në minutën e 15’të, lojtari i klubit vendas Carlos Vinicus barazoi shifrat në 1 me 1.

Por, me një gol tejet të bukur sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez i dha epërsinë Manchester Cityt.

Tani ekipi i Pep Guardiolas ngritët në pozitën e parë me 76 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Arsenal  (75) dhe plus ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/