Manchester City fiton në “Wembley” dhe siguron finalen e parë këtë sezon

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore ndaj Sheffield United në gjysmëfinalen e madhe të Kupës FA me rezultatin 3 me 0. Ekipi i Pep Guardiolas e nisi për mrekulli ndeshjen, ku pjesën e parë e mbylli me epërsi 1 me 0. Golin e shënoi Riyad Mahrez, shkruan Lajmi.net Në pjesën e dytë, Manchester City…

Sport

22/04/2023 19:38

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore ndaj Sheffield United në gjysmëfinalen e madhe të Kupës FA me rezultatin 3 me 0.

Ekipi i Pep Guardiolas e nisi për mrekulli ndeshjen, ku pjesën e parë e mbylli me epërsi 1 me 0. Golin e shënoi Riyad Mahrez, shkruan Lajmi.net

Në pjesën e dytë, Manchester City u tregua më e fuqishme ku shënoi edhe dy gola tjerë.

Të dy gola i realizoi anësori i Kombëtares së Algjerisë, Riyad Mahrez, duke kompletuar hat-trikun në gjysmëfinale të Kupës FA.

Kjo është finalja e parë e Manchester Cityt këtë sezon, derisa pret ndeshjen e nesërme mes Brighton dhe Manchester Unitedit, për ta mësuar kundërshtarin e finales./Lajmi.net/