Manchester City ‘fërkon’ duart, Arsenali ndalet nga rivali lokal

Skuadra e Arsenalit ka barazuar 2 me 2 në ndeshejn ndaj West Ham United, e vlefshme për javën e 31-të në Premier League. Ekipi i Mikel Artetas e nisi për mrekulli ndeshjen, ku në minutën e shtatë kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Gabriel Jesus, shkruan Lajmi.net Vetëm tre minuta më vonë, Odegaard…

Sport

16/04/2023 16:55

Skuadra e Arsenalit ka barazuar 2 me 2 në ndeshejn ndaj West Ham United, e vlefshme për javën e 31-të në Premier League.

Ekipi i Mikel Artetas e nisi për mrekulli ndeshjen, ku në minutën e shtatë kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Gabriel Jesus, shkruan Lajmi.net

Vetëm tre minuta më vonë, Odegaard shënoi për shifrat 0 me 2 dhe definitivisht rezultati 0 me 2 është më i papërshtatshmi në futboll.

Në minutën e 33’të, skuadra vendase shënoi golin e parë në ndeshje. Ishte Benrahma që nga pika e bardhë e penalltisë ngushtoi epërsinë e mysafirëve.

Në pjesën e dytë, skuadra “Topçnjë” pati një mundësi të artë nga pika e bardhë e penalltisë, por Bukayo Saka gaboi nga 11-metërshi duke gjuajtur jashtë portës.

Goli i barazimit erdhi vetëm pas dy minutave dhe u shënua nga anësori i Kombëtares së Anglisë, Bowen.

Me këtë barazim, Arsenali shkon në kuotën e 74 pikëve, vetëm katër më shumë se vendi i dytë, Manchester City (70) që ka një ndeshje më pak./Lajmi.net/