Manchester City dhe Liverpool në garë për Lautaro Martinez
Dy rivalët e Premier Ligës, Manchester City dhe Liverpool janë duke garuar për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Sport
Argjentinasi nuk po kalon në një formë të mirë te Interi dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror, pavarësisht që para disa muajve nënshkroi kontratë të re me “Neurazzurët”.
Për “Qytetarët”, Lautaro është një alternativ pasi prioritet është ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, mirëpo nëse nuk arrijnë marrëveshje me norvegjezin, do bëjnë çmos për afrimin e 24-vjeçarit, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, përpos Cityt, interesim për Martinez ka shprehur edhe Liverpool, të cilët duan të përforcojnë edhe me shumë repartin ofensivë dhe lojtari admirohet nga trajneri Jurgen Klopp.
Sidoqoftë, kujtojmë se para disa javëve agjenti i Martinez mohoi që klienti i tij është duke konsideruar largimin nga Inter./Lajmi.net/