Manchester City bën hap të madh drejt gjysmëfinales, e “gjunjëzon” Bayernin në betejën e parë
Manchester City e ka fituar betejën e parë ndaj Bayern Munichut në kryendeshjen e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve. “Qytetarët” triumfuan bindshëm 3:0 kundër “bavarezëve” në stadiumin Etihad, shkruan lajmi.net. Mesfushori Rodri zhbllokoi shifrat me një supergol nga distanca në minutën e 27-të për Manchester Cityn, gol me të cilin ekipi vendas shkoi në…
Sport
Manchester City e ka fituar betejën e parë ndaj Bayern Munichut në kryendeshjen e fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
“Qytetarët” triumfuan bindshëm 3:0 kundër “bavarezëve” në stadiumin Etihad, shkruan lajmi.net.
Mesfushori Rodri zhbllokoi shifrat me një supergol nga distanca në minutën e 27-të për Manchester Cityn, gol me të cilin ekipi vendas shkoi në pushim të pjesëve me epërsi.
Skuadra angleze vazhdoi dominimin edhe në 45 minutat e dyta, për çka u shpërblye me dy gola të tjerë.
Po rrjedhte minuta e 70-të kur Bernardo Silva e shfrytëzon në maksimum një asistim fantastik nga Haaland duke e çuar topin në rrjetë me kokë.
Shtatë minuta më vonë, në skenë del sulmuesi norvegjez Haaland që realizon golin e tretë, falë edhe një asistimi nga mbrojtësi Stones.
Përballja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshem në stadiumin “Allianz Arena” në Gjermani./Lajmi.net/