Manchester City – Bayern Munich, këtë skuadër e favorizon kompania e madhe e basteve
Përplasja ndërmjet Manchester City dhe Bayern Munich është njëra nga më interesantet në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Dy gjigantët evropianë ballafaqohen sonte në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 21:00, në një sfidë të zjarrtë, shkruan lajmi.net. Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e kësaj sfide, duke e favorizuar…
Sport
Përplasja ndërmjet Manchester City dhe Bayern Munich është njëra nga më interesantet në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Dy gjigantët evropianë ballafaqohen sonte në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 21:00, në një sfidë të zjarrtë, shkruan lajmi.net.
Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e kësaj sfide, duke e favorizuar ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola.
Kuota për fitoren e Manchester Cityt llogaritet 1.60, barazimi 4.20, ndërkohë për triumfin e Bayern Munich kuota llogaritet 5.25.
Trajneri i skuadrës gjermane Thomas Tuchel e ka konsideruar ndeshjen e sotme si njërën nga më të mira që mund t’i ofronte kjo garë dhe futbollit evropian,
Ndërkohë, Pep Guardiola ka thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por kjo është ajo që ka të bëjë me konkurrencën dhe për të fituar duhet mposhtur më të mirët.
Kjo është ndeshja e parë ndërmjet Manchester Cityt dhe Bayern Munichut në fazën çerekfinale, teksa ajo e kthimit do të luhet në “Allianz Arena”./Lajmi.net/