Manaj zbulon arsyen pse festoi me shqiponjë pas golit ndaj Serbisë
Pas fitores historike ndaj Serbisë, Rey Manaj u shpreh se për të më e rëndësishme se goli personal ishte suksesi i ekipit. Ai theksoi se çdo lojtar i kombëtares, pavarësisht nëse luajti apo jo, ka meritën e vet në këtë arritje të madhe. “Edhe të mos e kisha bërë golin unë por dikush tjetër normal…

Sport
Pas fitores historike ndaj Serbisë, Rey Manaj u shpreh se për të më e rëndësishme se goli personal ishte suksesi i ekipit. Ai theksoi se çdo lojtar i kombëtares, pavarësisht nëse luajti apo jo, ka meritën e vet në këtë arritje të madhe.
“Edhe të mos e kisha bërë golin unë por dikush tjetër normal se do isha akoma më i kënaqur, tani rëndësi ka që morëm tre pikë dhe bëmë histori. Të gjithë lojtarët që ishim, ata që lozën, ata që nuk lozën dhe ata që kanë marr pjesë në këtë edicion besoj se të gjithë kemi të njëjtën vlerë”, tha Manaj.
Sulmuesi kuqezi shpjegoi edhe arsyen pse festoi golin me simbolin e shqiponjës dykrenare. Sipas Manajt, gjesti erdhi spontanisht nga emocionet e momentit dhe nuk kishte asnjë qëllim provokues ndaj kundërshtarit serb.
“Të gjithë lojtarët kishim shumë emocione para ndeshjes por shqiponjën e bërë sepse e ndjeva në atë moment nuk e kisha planifikuar paraprakisht kështu që nuk ishte provokim për lojtarët serb, ishte vetëm sepse doja të festoja me shqiponjën sepse kishim shumë presion he shkoi gjithçka ashtu siç donim”, shtoi Manaj.