Manaj: LDK ka nevojë për vazhdim të reformave të mëtutjeshme – Gjendja është e vështirë, por ka mundësi për të ndodhur rikthimi i madh

Kandidati për deputet i LDK-së, Shkëmb Manaj ka reaguar në lidhje me rezultatin që kjo parti ka marrë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka thënë se janë të vetëdijshëm për pozicionin ku ndodhet LDK sot, dhe sipas tij duhet debat i brendshëm që është i shëndosh për një parti demokratike, shkruan lajmi.net. “Në kohën…

Lajme

13/01/2026 17:24

Kandidati për deputet i LDK-së, Shkëmb Manaj ka reaguar në lidhje me rezultatin që kjo parti ka marrë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka thënë se janë të vetëdijshëm për pozicionin ku ndodhet LDK sot, dhe sipas tij duhet debat i brendshëm që është i shëndosh për një parti demokratike, shkruan lajmi.net.

“Në kohën e Kuvendit të rregullt zgjedhor, hapet gara për zgjedhjen e strukturave udhëheqëse sipas vullnetit nga baza deleguese e tutje. Nuk ka rikthim të LDK-së me ata që kanë punuar dhe punojnë natë e ditë për rënien e LDK”, ka shkruar Manaj.

Ai ka thënë se LDK ka nevojë për vazhdimin e reformave të mëtutjeshme, por nuk guxon të bëjë kthim prapa.

“Gjendja e tanishme është e vështirë, por ka shtigje dhe mundësi për të ecur tutje dhe për të ndodhur rikthimi i madh. Kthimi mbrapa do ishte fatal për LDK. Këtë nuk do ta lejojmë!”, ka shkruar Manaj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij: