Man Utd tërhiqet nga Kroos

Edhe pse sot raportohej se Manchester United ka arritur marrëveshje për blerjen e mesfushorit të Bayern Munichut, Toni Kroos, menaxheri i ri Louis van Gaal ka anuluar interesimin për yllin gjerman.

Sport

22/05/2014 22:07

Pikërisht në ditën kur u raportua se Manchester United ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Toni Kroos, menaxheri i ri i gjigantit londinez, Louis van Gaal ka anuluar interesimin për yllin gjerman, raporton Metro.

Kroos ishte pritur të jetë një prej objektivave kryesore të Van Gaalit, pas emërimit të tij në postin e menaxherit në Old Trafford.

Mirëpo, holandezi përfundimisht ka vendosur të tërhiqet nga interesimi i 24-vjeçarit.

Arsyet nuk janë bërë të ditura por thuhet se selektori në largim i Holandës, pas përfundimit të Kampionatit botëror në Brazil do të hidhet në sulm për transferimin e objektivave të tij, në listën e kërkesave të paraqitura në klub, për afatin kalimtar të verës.