Man Utd shënjestron Tolisso

Manchester United do të tentojë transferimin e yllit të Bayern Munich, Tolisso.

Sport

17/05/2020 08:17

Corentin Tolisso, lojtari që aktivizohet me Bayern në repartin e mesfushës, është dëshira e Man United për merkaton e verës.

‘Express’ raporton se Tolisso do të jetë targeti kryesor për ‘Djajtë e kuq’ gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Francezi është i vendosur të provojë veten e tij në Premierligë dhe Bayern janë të hapur ta shesin kartonin e lojtarit që këtë sezon ka startuar në vetëm shtatë ndeshje të Premierligës.

United provonin të nënshkruanin me Tolisso gjatë janarit, në formë huazimi, por tani duan ta transferojnë atë në formë permanente. Lojtari duhet të dëshmohet fizikisht, pas intervenimit në ligamente.

Skuadra si Inter, Juve, Napoli e Atletico Madrid janë skuadrat që gjithashtu interesohen për francezin. /Lajmi.net/