Man Utd nuk është më i fortë
Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, nuk mendon se rivali Manchester United është përmirësuar, pavarësisht shpenzimit të 151 milionë funteve gjatë verës në përforcime.
Sport
Manuel Pellegrini ka theksuar se rivali Manchester United nuk është ekip më i mirë se edicionin e kaluar, edhe pse shpenzoi 151 milionë funte në përforcime, gjatë afatit kalimtar të verës.
City fitoi 4:1 në shtëpi dhe 3:0 si mysafir në dy takimet në derbin e Manchesterit më 2013-14 dhe Pellegrini beson se “Red Devils” ende nuk janë përmirësuar sepse menaxheri i ri Louis van Gaal dhe përforcimet e verës nuk janë adaptuar ende në Old Trafford.
I pyetur nga “Mirror” nëse United është më i fortë pas ardhjes së Angel Di Maria, Radamel Falcao, Daley Blind, Ander Herrera e Luke Shaw, Pellegrini tha: “Ata janë ngjashëm. Mendoj se Manchester United ka blerë disa futbollistë shumë të rëndësishëm dhe ata janë në një moment ku kanë filluar me një menaxher të ri, dhe me futbollistë të rinj, nuk është e lehtë”.
“E njëjta u ndodhi edhe vitin e kaluar, dhe mendoj se janë në pozitë të ngjashme tani”, shtoi kiliani.