Man Utd me transferim 100 milionësh për sezonin e ri

Manchester United është duke tentuar të bëjë një transferim të madh me të përfunduar ky sezon.

Merkato

13/03/2019 08:36

Manchester United po tenton ta transferojë Jadon Sanchon nga Dortmundi.

Skuadra gjermane ka pranuar ta shet talentin anglez, por që i do 100 milionë euro nga shitja e tij, përcjell lajmi.net nga The Sun.

Manchester United nuk është i gatshëm që ta paguajë shumën, por ofron një lojtarë dhe një pjesë të parave për të arritur marrëveshjen.

Dortmund mund të kërkojë deri në 650 milionë euro dhe një lojtar, për ta lejuar largimin e Sanchos. /Lajmi.net/