Man Utd ia kërkon Realit 170 milionë euro për Pogban

Manchester United nuk e ka ndërmend të heq dorë lehtë nga Paul Pogba.

Sport

12/06/2019 18:00

Mesfushori i Manchester United është dëshirë e Real Madridit, që për trajner ka Zinedine Zidanen.

‘Los Blancos’ tashmë kanë mbyllur marrëveshjen me Eder Militao, Eden Hazard dhe Luka Joviq, ndërsa Paul Pogba është lojtari i radhës që po kërkohet nga 13-të herë kampionët e Evropës.

Por, për të finalizuar transferimin e Pogbas, Real Madrid duhet t’i paguajë Manchester Unitedit deri në 170 milionë euro, shkruan ‘Mirror’, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas medias angleze, kjo është shuma që po kërkojnë ‘Djajtë e Kuq’ për mesfushorin që në vitin 2016 fitoi Kupën e Botës me Francën./Lajmi.net/