Man Utd humb garën edhe për Seskon – lojtari arrin marrëveshje me Leipzig

Manchester United ka dështuar ta bind për t’u transferuar në “Old Trafford” edhe Benjamin Seskon. Sulmuesi tashmë ka arritur marrëveshje me Leipzigun dhe së shpejti do të zyrtarizohet atje, transmeton lajmi.net. Slloveni do t’u bashkohet gjermanëve në vitin 2023, duke qëndruar edhe për një sezon te skuadra aktuale, Salzburg. Lajmin e konfirmoi Fabrizio Romano, përmes…

Sport

09/08/2022 11:03

Manchester United ka dështuar ta bind për t’u transferuar në “Old Trafford” edhe Benjamin Seskon.

Sulmuesi tashmë ka arritur marrëveshje me Leipzigun dhe së shpejti do të zyrtarizohet atje, transmeton lajmi.net.

Slloveni do t’u bashkohet gjermanëve në vitin 2023, duke qëndruar edhe për një sezon te skuadra aktuale, Salzburg.

Lajmin e konfirmoi Fabrizio Romano, përmes një postimi në Twitter.

Në Leipzig do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare e cila do ta mbajë deri në vitin 2028.

Ky zyrtarizim do të thotë edhe një dështim më shumë në merkato për Manchester United që s’po arrijnë t’i realizojnë objektivat e paracaktuar. /Lajmi.net/