Man United vendos rekord historik – bëhet skuadra e parë me 300 fitore si mysafir

Manchester United është bërë skuadra e parë në Premierligë që ka shënuar 300 fitore si mysafir në të gjitha garat.

Sport

20/01/2022 10:50

“Djajtë e Kuq” dje triumfon me rezultat 1 – 3 ndaj Brentfordit, falë golave të Anthony Elanga, Mason Greenwood dhe Marcus Rashford, transmeton lajmi.net.

Me këtë fitore ndaj “Bletave”, Man Utd është bërë skuadra e parë që regjistron 300 fitore si mysafir.

Pas Man Utd për këtë rekord, renditët Chelsea me 259 fitore si mysafir, ndjekur nga Arsenal me 246 dhe Liverpool me 239.

Në total, United ka fituar pesë nga nëntë ndeshjet e fundit./Lajmi.net/