​Man United synon përforcime të tjera në repartin e mesfushës

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit kolumbian Cristian Orozco, i cili fillimisht do t’i bashkohet akademisë së klubit për t’u përshtatur me futbollin anglez. 18-vjeçari përfundoi të enjten transferimin nga klubi kolumbian Fortaleza për një shumë prej rreth 850 mijë funteve, duke nënshkruar kontratë afatgjatë në “Old Trafford”. Marrëveshja për transferimin e Orozcos ishte…

Sport

07/08/2026 11:11

Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit kolumbian Cristian Orozco, i cili fillimisht do t’i bashkohet akademisë së klubit për t’u përshtatur me futbollin anglez.

18-vjeçari përfundoi të enjten transferimin nga klubi kolumbian Fortaleza për një shumë prej rreth 850 mijë funteve, duke nënshkruar kontratë afatgjatë në “Old Trafford”.

Marrëveshja për transferimin e Orozcos ishte arritur që vitin e kaluar, ndërsa ai konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit të Amerikës së Jugut.

Në një deklaratë zyrtare, Manchester United bëri të ditur se lojtari do të mbështetet fillimisht nga akademia e klubit gjatë periudhës së adaptimit.

“Ai fillimisht do të mbështetet nga Akademia, ndërsa përshtatet me jetën te Manchester United. Të gjithë në klub i urojnë mirëseardhje Cristianit dhe i dëshirojnë shumë suksese”, thuhet në njoftimin e klubit.

Megjithëse United është në kërkim të përforcimeve të tjera në mesfushë për ekipin e parë, Orozco pritet ta nisë aventurën e tij në Angli me ekipet e të rinjve, me synimin për të fituar një vend në planet e trajnerit Michael Carrick.

Manchester United ka transferuar tashmë Andrey Santos dhe Youri Tielemans gjatë kësaj vere, ndërsa synon të afrojë edhe një tjetër mesfushor pas largimit të Casemiros. Klubi është lidhur me emra si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Sander Berge, Tyler Adams dhe Carlos Baleba.

Orozco është përforcimi i gjashtë i Manchester United gjatë afatit kalimtar veror dhe lojtari i tretë i afruar për akademinë, pas portierit Kit Margetson dhe sulmuesit anësor Tynan Thompson.