Man United rivalizon Milanin për Botman

Sven Botman është në mesin e emrave me vëmendjen më të madhe para merkatos së verës.

Sport

18/05/2022 10:15

Mbrojtësi i skuadrës së Lille pëlqehet shumë nga Milani, por këta të fundit pritet të kenë konkurrencë në treg.

Raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se Manchester United janë duke shqyrtuar mundësinë që të transferojnë lojtarin e Lille, Botman, përcjell lajmi.net.

Milan është skuadra që prinë garën për 25 vjeçarin, i cili thuhet se mund të sigurohet për shumën e 25 milionë funteve.

Në anën tjetër, United e sheh Botman si mundësi për të qenë transferimi i parë në periudhën e Erik ten Hag. /Lajmi.net/