Man United planifikon transferimin e Haaland në verë

Manchester United është duke u përgatitur për të transferuar sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, gjatë afatit të ardhshëm veror.

Sport

03/11/2021 13:56

21-vjeçari për momentin është i lënduar dhe nuk do rikthehet në fushë deri në vitin 2022, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, interesimi për norvegjezin vazhdon, me klubet si Man United, Chelsea, Man City, Bayern Munich, Barcelona dhe Real Madrid që thuhet se janë të interesuar.

Sipas Bild, 20-herë kampioni i Anglisë dëshiron transferimin e Haaland në verë dhe janë gati të paguajë klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro.

Sulmuesi ishte i lidhur me kalimin në “Old Trafford” gjatë kohës sa ishte te RB Salzburg, por në fund klubi austriak arriti marrëveshje me Dortmundin.

Haaland ka shënuar 70 gola dhe dhuruar 19 asistime në 69 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë 13 gola dhe katër asistime në 10 paraqitje këtë sezon.

Man United riktheu në skuadër Cristiano Ronaldon verën e kaluar, por Edinson Cavani pritet të largohet si agjent i lirë, duke i lënë derën hapur transferimit të një tjetër sulmuesi./Lajmi.net/