Man United ka gati 2 alternativa për David de Gea

Manchester United ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e David de Gea. Portieri spanjoll i Man United, më i miri lojtar i skuadrës në sezonet e kaluara, po shkon drejt fundit të aventurës në ‘Old Trafford’. Sipas raportimeve të ‘The Athletic’, Man United po shohin për alternativat për portën, përcjell lajmi.net. United po monitorojnë konkretisht…

Sport

27/10/2022 12:36

Manchester United ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e David de Gea.

Portieri spanjoll i Man United, më i miri lojtar i skuadrës në sezonet e kaluara, po shkon drejt fundit të aventurës në ‘Old Trafford’.

Sipas raportimeve të ‘The Athletic’, Man United po shohin për alternativat për portën, përcjell lajmi.net.

United po monitorojnë konkretisht dy portierë: Unai Simon dhe Diogo Costa.

Erik ten Hag po konsideron edhe opsione të tjera, me De Gea që mbetet pa kontratë në vitin 2023.

Në rast se United dëshiron, mund t’ia vazhdojë kontratën De Geas për një vit tjetër. /Lajmi.net/