Man United identifikon zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos

Manchester United do të tentojnë të gjejnë një zëvendësues për Cristiano Ronaldo. Ronaldo dhe United kanë ndarë dje rrugët edhe zyrtarisht. Tani, ‘Djajtë e Kuq’ kanë nxjerr listën me dëshirat për sulmin. Sipas Rudy Galetti, Manchester United do të bëjnë lëvizje qysh në janar, me Erik ten Hag që thuhet se insiston në shërbimet e…

Sport

23/11/2022 14:00

Manchester United do të tentojnë të gjejnë një zëvendësues për Cristiano Ronaldo.

Ronaldo dhe United kanë ndarë dje rrugët edhe zyrtarisht. Tani, ‘Djajtë e Kuq’ kanë nxjerr listën me dëshirat për sulmin.

Sipas Rudy Galetti, Manchester United do të bëjnë lëvizje qysh në janar, me Erik ten Hag që thuhet se insiston në shërbimet e Marcus Thuram, përcjell lajmi.net.

Kontrata e Thuram me skuadrën e Borussia Monchengladbach skadon në verën e vitit 2023 dhe klubi gjerman po shqyrtojnë opsionet për të marrë pak para nga kartoni i tij gjatë janarit, për të mos e humbur falas verën tjetër.

United në anën tjetër duan të shfrytëzojnë paratë e kursyera nga shkëputja e marrëveshjes me CR7.

Thuram aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Francës. United mund t’i nisin negociatat me të qysh pas fundit të Kampionatit Botëror 2022. /Lajmi.net/