Man United i thotë Antonyt të pres për ofertën e re – do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur
Manchester United synon me çdo kusht transferimin e Antony. Anësori brazilian i Ajax Amsterdam, Antony pritet t’i bashkohet skuadrës së Manchester United në ditët e fundit të merkatos. ‘Djajtë e Kuq’ i kanë komunikuar lojtarit dhe kampit të tij se do të nisin një ofertë të re drejt Ajax, sa më parë të jetë e…

Sport
Manchester United synon me çdo kusht transferimin e Antony.
Anësori brazilian i Ajax Amsterdam, Antony pritet t’i bashkohet skuadrës së Manchester United në ditët e fundit të merkatos.
‘Djajtë e Kuq’ i kanë komunikuar lojtarit dhe kampit të tij se do të nisin një ofertë të re drejt Ajax, sa më parë të jetë e mundur, bën të ditur Fabrizio Romano, përcjell lajmi.net.
Man United do të bëjnë maksimumin për të nënshkruar me Antony. Ai është top prioritet.
Oferta për kartonin e lojtarit prite të shkojë deri në 100 milionë euro.
United i kanë ofruar Antony një kontratë pesëvjeçare. Marrëveshja personale është arritur gati 10 ditë më parë. Gjithçka tani në dorën e dy klubeve. /Lajmi.net/