Man United fiton në frymën e fundit, Garnacho siguron tri pikët ndaj Fulham
Manchester United ka marrë fitore në përballje kundër Fulham. Skuadra e Manchester United ia doli që të marrë tri pikët nga terreni i Fulham, me një fitore që erdhi me një gol të vonshëm për rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net. Lojtarët e Erik ten Hag shkuan të parët në epërsi, me golin e shënuar në minutën…
Sport
Manchester United ka marrë fitore në përballje kundër Fulham.
Skuadra e Manchester United ia doli që të marrë tri pikët nga terreni i Fulham, me një fitore që erdhi me një gol të vonshëm për rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.
Lojtarët e Erik ten Hag shkuan të parët në epërsi, me golin e shënuar në minutën e 14’, nga danezi Christian Eriksen.
Epërsinë e fituar herët në ndeshje, ‘Djajtë e Kuq’ nuk e mbajtën dot deri në fund, pasi Dani James shënoi në minutën e 61’ për 1:1.
Por, United arritën të gjenin forcat edhe për një gol tjetër. Goli i fitore për United erdhi në minutën 90+2’, nga Alejandro Garnacho, i cili vulosi fitoren 1:2 të ‘Djajve të Kuq’.
Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 26 pikëve për pozitën e pestë, kurse Fulham mbetet me 19 pikë në poizitën 9. /Lajmi.net/