Man United e do rikthimin e Dalot pavarësisht interesimit të Milanit

Mbrojtësi Diogo Dalot ndoshta nuk do ta ketë të garantuar kalimin te AC Milan gjatë verës.

Sport

21/06/2021 16:21

22-vjeçari kaloi edicionin e kaluar huazim te Milan, aty ku shkëlqeu dhe gjiganti italian dëshiron ta blejë përfundimisht, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas Manchester Evening News, Dalot do jetë me “Djajtë e Kuq” në parapërgatitjet muajin tjetër ngase është pjesë e planeve të Ole Gunnar Solskjaer.

Portugezi mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes dhe ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2023, andaj duhet të garojë me dyshen Aaron Wan-Bissaka dhe Luke Shaw për pozitën në formacionin bazë.

United gjithashtu është i interesuar për transferimin e Kieran Trippier, por Atletico Madrid kërkon 50 milionë euro./Lajmi.net/