Man United dhe Bayern Munich monitorojnë situatën e Osimhen
Victor Osimhen vazhdon të jetë sulmuesi më i kërkuar në Serie A.
Sport
Ylli i Napoli pati një sezon të shkëlqyer dhe ka bërë që të kthehet vëmendje e madhe kah ai.
Raportime nga ‘Gazzetta dello Sport’ bëjnë të ditur se dy gjigantë të Evropës janë pas lojtarit, përcjell lajmi.net.
Manchester United dhe Bayern Munich mund të bëjnë lëvizjet e vonshme për nigerianin.
Me të ardhmen e Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo të vënë në dyshim në klubet respektive, të dyja skuadrat po shohin për alternativa.
Napoli kërkon një shifër të lartë për të lëshuar kartonin e Osimhen.
Ndërkohë, Napoli po monitoron situatën e Armando Broja, në rast se Osimhen largohet nga klubi. /Lajmi.net/