Man City vendos statujat e dy legjendave të klubit në “Etihad Stadium”
Manchester City ka bërë një gjest fantastik.
Sport
Skuadra e Man Cityt ka nderuar David Silva dhe Vincent Kompanyn për kontributin e dhënë për klubin, shkruan lajmi.net.
Të dy futbollistët kanë kaluar disa vite në “Etihad” ku kanë shkëlyqer me paraqitjet e tij e mbi të gjitha kanë fituar edhe shumë trofe.
Gjatë periudhës të Silvas te ‘Citienzs’ klubi ka fituar gjithësejtë 11 trofe ndërsa Kompany 10 sosh.
Ata cilësohen në mesin e legjendave të klubit, e për këtë arsye është bërë edhe nga një statuj për nder të tyre.


Tashmë jashtë “Etihad Stadium” janë vendosur statujat e Silvës dhe Kompanys të cilat nuk do të largohen më kurrë.
Është ky një gjest fantastik i Cityt që nderon kështu dy ndër futbollistët më të mirë në histori të klubit. /Lajmi.net/
CITY FOREVER ?
? #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/2deZUHI2xq
— Manchester City (@ManCity) August 28, 2021